Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare guxon me këtë foto: “Pa make-up, pa filtra, pa plastikë!”

September 07
10:06 2016

Silva Gunbardhi - Instagram

Kohët e fundit, disa prej figurave publike kanë dashur të tregojnë origjinalitetin e tyre duke postuar fotografi në të cilat shfaqen pa përdorur make-up dhe pa ndërhyrë në fotografi nëpërmjet filtrave, për t’u treguar ndjekësve të tyre se përpos imazhit të kuruar që ia kërkon më së shumti profesioni, në fund të ditës ato mbeten vetvetja.

Një prej këngëtareve që ka guxuar është edhe Silva Gunbardhi. Pas një sezoni, ku me siguri këngëtarja ka qenë e zënë në koncerte, ajo ka vendosur të postojë në llogarinë e saj në Instagram një “selfie” ku shfaqet pa bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë.

“Pa make-up, pa filtra, pa plastikë”, – ka shkruar Silva, ndërkohë që komentuesit janë shprehur në mënyrë pozitive lidhur me këtë fotografi, duke i thënë këngëtares se e thjeshta është gjithnjë e bukur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje