Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare e thotë troç: “Kam bërë operacione por për hundën jam penduar“

Këngëtarja shqiptare e thotë troç: “Kam bërë operacione por për hundën jam penduar“
May 26
17:31 2019

Ajo përveç vokalit të saj njihet edhe për natyrën pa komplekse dhe të shprehurit gjithmonë lirshëm nëpër intervista të ndryshme. Po flasim për këngëtaren e njohur, Ana Kabashi e cila ishte e ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB“ të Fatmës dhe Aulonës.

E pyetur në lidhje me operacionet plastike të cilat është ndër të vetmet këngëtare që i ka pranuar, Ana u shpreh se:

“Është normale ta thuash se i kam bërë sepse vërehen ndryshimet. Për mu nuk është diçka absurde, sepse sa të rrish para pasqyrësh të thush nuk e kam këtë se kam atë, bëje o vlla. Sa ta mbajnë xhepi mbaje.

Por nuk është se ma ka kthy vetëbesimin. Atëherë kam qenë ma e vogël dhe kam mendu ma ndryshe, por po të rikthehesha e kisha lan kështu, nuk e kisha ba kurrë. Njerëzit janë gjithmonë të pakënaqur sepse edhe nëqoftëse e ke ba hundën ti njerzit do të gjejnë diçka.“- përfundoi Ana.


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje