Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare, dedikim Barack Obama-s: Nuk do t’i harroj kurrë fjalët që më the. Mos shko!

January 11
15:27 2017

ri

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në botë. Rita Ora ka një karrierë të suksesshme dhe para pak kohësh ka performuar në Shtëpinë e Bardhë disa nga hitet më të famshme. Ajo e ka quajtur këtë një eksperiencë të veçantë dhe e ka sjellë ndërmend ditën e sotme, pak orë pas fjalimit të lamtumirës së presidentit Barack Obama, një fjalim i cili preku të gjithë të pranishmit dhe ata që e ndoqën nga ekrani.

Për tetë vite, Obama ka qenë presidenti i SHBA-ve dhe tashmë që mandatit të tij i erdhi fundi shumë figura të njohura të showbiz-it kanë treguar mbështetje dhe e kanë përgëzuar për qeverisjen. Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Rita Ora, e cila para pak minutash i ka dedikuar një shkrim në Instagram-in e saj.

“Unë kurrë nuk do t’i harroj fjalët e përzemërta që the pas performancës sime për ju te Shtëpia e Bardhë. Faleminderit për gjithçka ke bërë! Legjendë. #mosshko”,- shkruan Rita në Instagram.

Obama mbrëmjen e kaluar ka mbajtur fjalimin e lamtumirës dhe do të largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë për t’i lënë vendin Donald Trump, presidenti i ri i zgjedhur në muajin nëntor nga shtetasit e SHBA-ve./Blitz.al/

rita

Komento
Shperndaje