Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja rrëfen varësinë ndaj drogërave: E kuptova dëmin kur fillova të shihja halucinacione…

Këngëtarja rrëfen varësinë ndaj drogërave: E kuptova dëmin kur fillova të shihja halucinacione…
December 07
18:23 2017

Këngëtarja e grupit të njohur Black Eyed Pas, Fergie ka folur pas shumë kohësh për varësinë e saj ndaj metamfetaminës e njohur ndryshe si “Crystal meth” . Fergie e ka filluar përdorimin e drogës që në moshën 18-vjeçare dhe vazhdoi ta përdorte atë për vite me rradhë. Patjetër që kjo ka patur dhe efektet negative të cilat kanë ndikuar shumë në jetën e këngëtares.

“Pati një moment që po vuaja nga psikoza. Kisha haluçinacione çdo ditë dhe u desh rreth një vit mjekim i rregullt që të mos shihja më gjëra. Më ndodhte që thjesht ulesha në një vend qëndroja ulur me orë të tëra dhe shihja një bletë apo një lepur. Drogërat… ishin një qejf por deri në momentin që kuptova se më dëqmtonin shumë. “,- rrëfeu Fergie në një intervistë të fundit.

Prej kohësh këngëtarja nuk është shfaqur me ndonjë projekt të ri edhe pse është komentuar për ndarjen e saj pas 8 vitesh martesë nga Josh Duhamel./Blitz.al/

Shperndaje