Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja ndryshon numrin e celularit për “t’i shpëtuar” ish-të dashurit

September 15
12:23 2016

 

 

 

 

 

Edhe pse Justin Bieber e Selena Gomez kanë vite tashmë që janë ndarë nga njëri-tjetri, dashuria e tyre duket se nuk ka mbaruar akoma.

Sipas US Weekly, burime pranë këngëtares 24-vjeçare kanë thënë se Selena ka ndryshuar numrin e saj të telefonit vetëm për të shmangur Justin-in.

“Ajo ndryshoi numrin në mënyrë që Bieber të mos e bezdisë më duke e telefonuar për t’i kërkuar falje dhe askush nuk duhet t’ia japë atij numrin”, – kanë thënë për US Weekly burimet pranë Gomez.

Kjo ka nisur në mes të muajit gusht, kur Selena dhe Justin “u përplasën” në Instagram lidhur me fotot e 22-vjeçarit me Sofia Richie, ku Bieber e akuzoi ish-të dashurën e tij se e kishte tradhtuar me Zayn Malik. Kurse tani, këngëtari i “Cold Water” është penduar dhe i telefonon gjatë gjithë kohës për t’i kërkuar falje. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje