Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur thyen tabutë! Me ish-burrin dhe të dashurin aktual në të njëjtën foto

Këngëtarja e njohur thyen tabutë! Me ish-burrin dhe të dashurin aktual në të njëjtën foto
June 13
13:07 2017

Bëhet fjalë për Jennifer Lopez dhe, mesa jemi mësuar deri tani, ajo është një grua shumë moderne dhe nuk e ka aspak problem që të flasë hapur për jetën e saj private.

Prej kohësh tashmë ajo është në një lidhje me Alex Rodriguez dhe është shprehur se edhe fëmijët e duan shumë. Sigurisht, dy fëmijët e saj janë nga martesa shumë e bujshme me Marc Anthony-n dhe Lopez shprehet se është e lumtur për këtë fakt.

Në një intervistë të fundit, ajo ka thënë se për Ditën e Baballarëve  do të shkojë në të njëjtin aktivitet me Alex dhe Marci dhe sigurisht fëmijët e tyre.

E pyetur nga gazetari nëse do të bëhet një foto familjare e tyre bashkë për të dëshmuar se sa moderne është, Jennifer Lopez i është përgjigjur pozitivisht. “Do të ishte shumë bukur”, – ka thënë ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje