Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare: “Rri pa ngrënë që të blej rroba”

May 28
08:59 2017

Të ngjitesh në skenë dhe të dalësh në ekran kërkon goxha mund dhe shpenzime për paraqitjen e jashtme. Ç’ka do të thotë se të duhet të blesh make up, të rregullosh flokët dhe të blesh veshje të ndryshme.

Por sa shpenzojnë personazhet e ekranit për veshje?

Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur VIP-at mikrofonit të “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në një prej sfilatave të organizuara në kryeqytet.

Flaka Krelani, këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht pjesëmarrëse në “Your Face Sounds Familiar”, ka dhënë ndoshta përgjigjen më të sinqertë: “Aq sa ngel ndonjëherë edhe pa ngrënë”.

Ja, përgjigjen e Flakës e morëm, kurse përgjigjet e Rudina Magjistarit, Jonida Shehut, Arilena Arës, Jonida Maliqit dhe shumë të tjerëve i mësoni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje