Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare rikthehet pas dy vitesh pushim

January 23
12:54 2017

Argjentina Ramosaj prej kohësh i ka munguar publikut shqiptar. Që prej momentit kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Noah,  ajo është shkëputur nga muzika për t’iu dedikuar plotësisht vogëlushit.

Argjentina ka qenë e ftuar në emisionin “Prive” me Liberta Spahiun dhe ka treguar se ka vendosur t’i rikthehet muzikës pas një mungese prej rreth 2 vitesh. 

“Më ka munguar performanca dhe të qenit pranë publikut. Gjatë kësaj kohe jam kujdesur për djalin dhe i jam përkushtuar plotësisht, kam bërë një jetë familjare”,- është shprehur këngëtarja.

 Sakaq, ajo ka treguar se prej gjashtë muajsh është duke punuar për t’u rikthyer në tregun muzikor. Shumë shpejt ajo do të sjellë një projekt ndryshe, por brenda “kornizës” së Argjentinës dhe stilit të saj, duke premtuar se njerëzit do të arrijnë të gjejnë veten në këngët e saj.

“Do të eksperimentoj, por nuk do të bëj ndryshim drastik”,- ka thënë Argjentina.

“Kënga është finalizuar dhe muajin tjetër do të bëhen xhirimet”.

Kënga do të jetë ritmike dhe tekstin e saj e ka bërë Ylli Limani.

Argjentina gjithashtu po përgatitet për sezonin e verës, duke premtuar se do të sjellë 4 videoklipe, disa prej të cilave do të jenë bashkëpunime. Me siguri ky është një lajm i mirë për të gjithë fansat e këngëtares./Blitz.al/

Komento
Shperndaje