Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare në kopertinën e “Vogue Italia”

September 06
11:58 2016

“Vogue Italia” ka zgjedhur këngëtaren Rita Ora si imazh për botimin e muajit shtator.

Këngëtarja shqiptare ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Lajmin e ka shpërndarë vetë Rita në Instagram-in e saj, duke postuar dy foto të kopertinës së revistës prestigjioze. Mund të themi se ky ka qenë një vit i suksesshëm për këngëtaren.

Pak ditë më parë ajo ka interpretuar në Vatikan, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe e ka vlerësuar si një eksperiencë të vetme në lloj. /Blitz.al/

Shperndaje