Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare humb fansen: Të premtova se do të të këndoja në dasmë

Këngëtarja e njohur shqiptare humb fansen: Të premtova se do të të këndoja në dasmë
January 17
12:33 2019

Këngëtarja Poni ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj zyrtar në Instagram lajmin se ndarjes nga jeta të fanses së saj, Alvina.

Sikurse njofton edhe në postimet e publikuara në “Story”, e ndjera kishte luftuar prej muajsh me një sëmundje të pashërueshme.

“U bërë ëngjëll dhe pse ëngjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjeçe . Kur të takova në spital në New York të  premtova se do të këndoja në dasmë.

Tre muaj luftove por nuk ia dole. Ah, sikur të ishte me rradhë edhe me moshë gjithcka. Prehu në paqe ëngjëll, këngën tënde të preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj” – shkruan Poni në mbishkrimin që shoqëron fotot që tregojnë momentin e takimit mes tyre.

Këngëtarja ka shpërndarë gjithashtu edhe një video të surprizës që i ka bërë fanses së saj në spital në 1 janar të këtij viti.

“1 janar 2019, një surprizë Alvines së vogël në spital në New York. Prehu në paqe ëngjëll dhe sa herë të vij në New York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin, jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe, në një janar duhet të ishe duke festuar, dhe sot duhet të ishe në shkollë.”- shkruan këngëtarja në fund të postimeve për fansen e saj të ndjerë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje