Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë për vjehrrën: “Më thotë po plakemi, na bëj një nip, një mbesë!”

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë për vjehrrën: “Më thotë po plakemi, na bëj një nip, një mbesë!”
November 20
11:47 2017
Shpesh herë, emra të njohur të skenës dhe ekranit zgjedhin që jetën private mos ta përizejën fare me atë publike, ama, ky nuk është rasti i këngëtares së famshme, Venera Lumani.
Venera ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, në ABC Neës, ku ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me vjehrrën.
“Ah, super! Është shumë e mirë!”, – përgjigjet Venera e pyetur se si I ka relatat me mamanë e Lindit. “Mamaja e Lindit ka një vajzë, motra e Lindit është një super vajzë e jemi bërë dy vajza tani për momentin”.
E pyetur nëse familja e Lindit insiston për një martesë mes të dyve apo për një bebe, Lumani shprehet: “Për të martuar jo, por na thonë ‘Po plakemi, na e bëni një nip, na e bëni një mbesë’. Por e di që ata e dinë vetë që ne do të bëjmë më të mirën që është për familjen tonë”.
Intervistën e plotë të Venerës e gjeni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Shperndaje