Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur rrëfen për herë të parë: “Kam tentuar të vras veten për shkak të komenteve në rrjetet sociale”

Këngëtarja e njohur rrëfen për herë të parë: “Kam tentuar të vras veten për shkak të komenteve në rrjetet sociale”
September 09
11:37 2019

Këngëtarja e grupit të njohur “Litlle Mix”, Jesy Nelson, ka rrëfyer për herë të parë se ka tentuar të vrasë veten, për shkak të komenteve negative që merrte në rrjetet sociale.

Pjesëtarja e grupit të vajzave, e cila sapo ka publikuar një dokumentar të ri të quajtur “Jesy Nelson: Odd One Out”- si t’i mbijetosh komenteve mizore, thotë se ishte e fiksuar pas leximit të artikujve online, të cilat e kritikonin.

Por pika më e ulët ishte në vitin 2013, pas një performance në X Factor me grupin, aty ku ajo ndjeu se “nuk mund të duronte më”. 28-vjeçarja tregon: “Fizikisht nuk mund ta toleroja më dhimbjen që ndjeja”. Fatmirësisht ajo foli me familjen, koleget dhe me personat që i qëndronin afër, për mendimet negative që kishte dhe tentativën për të vrarë veten dhe ata e ndihmuan që të dilte nga ajo situatë. Sipas saj, që nga ajo kohë ata nuk kanë folur më kurrë për këtë gjë dhe është e gjitha në të kaluarën.

Megjithatë vuajtjet nuk kishin marrë fund plotësisht. Jesy ka rrëfyer se përpara eventeve apo foto sesioneve, shpesh qëndronte pa ngrënë për disa ditë, në mënyrë që të shihte vetëm komente pozitive për paraqitjen e saj, derisa fillonte të hante më shumë seç duhet dhe të urrente veten për këtë fakt. Edhe pse i ishte ofruar disa kohë pushim nga menaxhimi, ajo refuzonte sepse mendonte se do të tërhiqte vëmendjen e atyre që e kritikonin, me faktin që po mungonte në skenë.

Axhenda jonë ishte gjithmonë plot. Shkoja tek një terapist në orën 6 të mëngjesit, qaja dhe më pas shkoja në një session fotosh”- thotë këngëtarja- “Ndjeja se duhet të kisha pikërisht ky person, ai që nuk ja ndjente se çfarë thonin të tjerët, gruaja e fortë. Ky ishte roli që kisha marrë në grup, ndërkohë që vetë isha një rrëmujë e vërtetë.

Gjërat ndryshuan pak muaj më vonë kur Little Mix shkuan në një tur koncertesh me Demi Lovaton dhe kur njëri prej balerinëve që e shoqëronte, i këshilloi që ta mbyllte Twitter-in dhe të gjitha rrjetet sociale.

Mos më keqkuptoni, akoma ka ditë kur ndihem keq me veten por nuk mendoj si më parë. Mendoj: Ok, do të kem momentin tim të trishtimit, por do ta kaloj. Dhe kështu nuk e lë veten të mërzitem akoma më shumë. Tani jam shumë më e lumtur mendërisht. Njerëzit gjithmonë do të kenë një opinion, por tani më intereson vetëm mendimi im.”- shton në fund Nelson.

Artistja e Little Mix njoftoi publikimin e këtij dokumentari që në muajin mars dhe u shpreh se është një nga projektet më të rëndësishme për të cilët ka punuar, pasi trajton një temë që jo vetëm ka prekur atë personalisht, por që prek shumë të rinj sot dhe për të cilën nuk flitet shumë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje