Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur rrëfen: “Kur isha e dobët doja te vrisja veten!”

Këngëtarja e njohur rrëfen: “Kur isha e dobët doja te vrisja veten!”
October 24
12:59 2017

 

Pesha trupore është shpeshherë një nga komplekset me të cilat mund të përballemi në jetën tonë.

Dikush kërkon të jetë më i dobët, dikush pak më i shëndoshë, dikush kërkon pak më shumë muskuj, të tjerë dëshirojnë më pak kilogramë në një pjesë të caktuar etj. Me këtë problem përballen edhe personazhe të njohur të ekranit.

Ama, nëse shumica e personazheve të njohur duan me doemos të dobësohen, këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson dëshironte të shëndoshej.

Në një rrëfim për revistën “Attitude”, Kelly ka treguar se imazhi i trupit të bukur që i ishte imponuar nga menaxherët dhe drejtuesit e “label”-ave e kishte çuar drejt vetvrasjes.

“Kur isha e dobët, me të vërtetë e dobët doja të vrisja veten!, – ka treguar Kelly. “Isha e mjerë, si jashtë ashtu edhe brenda, për 4 vite të jetës sime. Por askujt nuk i interesoi kjo sepse në pamje të parë ti dukesh në rregull.”

“Mendoja se e vetmja mënyrë për të rënë në qetësi ishte të hiqja dorë. Ishte me të vërtetë një periudhë e errët. Shkatërrova edhe gjunjët sepse e vetmja gjë që bëja ishte vendosja e kufjeve dhe vrapimi. Isha në palestër gjatë gjithë kohës.”, – shton këngëtarja.

Më pas ajo vazhdon:

“Madje, unë u quajta edhe si një këngë e shpifur që nuk kishte ritëm. E vetmja gjë që m’u thoshte ishte pusho dhe këndo. Por pata një këngë të quajtur Sober. Ajo këngë më ndihmoi me të vërtetë! Aty fillova të shihja dritën në fund të tunelit!”.

Kelly tashmë është mama e dy fëmijëve dhe po bëhet gati të publikojë albumin e saj të ri, “Meaning of Life” dhe do të jetë antare e jurisë në “The Voice”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje