Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur rezervon një surprizë të ëmbël, e kishte mbajtur të fshehtë për kaq kohë

November 13
09:26 2016

pp

Shumëkush mund të pranojë se Pink është një nga ato këngëtare që surprizon më së shumti në botën e muzikës, por një surprizë të tillë të fshehur kaq gjatë nuk mund ta imagjinonim. Këngëtarja e njohur vetëm ditën e djeshme njoftoi përmes një fotoje në Instagram se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Në foto, ajo shfaqet përkrah vajzës së saj, Willow Sage Hart, të cilën e solli në jetë në vitin 2011 dhe ku duket qartë barku i rrumbullakosur.

“Surprizë!”- shkruan Pink.

Për disa nuk ishte edhe aq surprizë ky lajm nëse do të sillnim ndërmend fjalët e këngëtares në “Good Morning America” në maj, kur nuk ngurroi të flasë për rolin dhe dëshirën e madhe që të bëhej nënë edhe njëherë.

“Më pëlqen të jem nënë. Bëra një zgjedhje kohë më parë duke e vendosur se do të kisha një familje të  shëndetshme e të suksesshme dhe kjo është arritja më e madhe në jetën time. Më duket sikur kam dy fëmijë tani, por do të më pëlqente edhe një i tretë”,- është shprehur ajo.

Kujtojmë se çifti Pink dhe Hart u martuan në vitin 2006  dhe, edhe pse me probleme të ndryshme, u kanë mbijetuar atyre dhe janë të lumtur bashkë./Blitz.al/

Surprise!

A photo posted by P!NK (@pink) on

Komento
Shperndaje