Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur nuk i reziston aparatit të Fadil Berishës

December 28
11:52 2016

nora

Siç edhe e dimë tashmë, fotografi i njohur Fadil Berisha ka fotografuar disa prej yjeve shqiptarë dhe të huaj e është një ndër më të mirët në SHBA.

Këtë herë, për një vizitë te Fadil Berisha ka qenë këngëtarja Nora Istrefi. Në fakt, Nora ka shkuar në SHBA për disa koncerte që ajo dhe bashkëshorti, Robert Berisha, do të mbajnë për festat e fundvitit, por siç duket ka menduar që të realizojë edhe një set të bukur fotografik me një nga mjeshtrit e fotografisë.

Vetë Fadil Berisha ka shkruar me mjaft konsideratë për Norën duke e quajtur madje një yll Hollywood-i. Në fakt, Nora ka krijuar një look mjaft të bukur, ndaj dhe fotot me siguri që do të jenë realizuar ashtu siç i kanë hije asaj! /Blitz.al/

Shooting with #hollywood beauty @_noraistrefi_ #kosovo #nycstyle #hollywoodglam @meg829 @_robertberisha_78 Styling @mira_design_fashion

A video posted by Fadil Berisha Photography (@fadilberisha) on

Komento
Shperndaje