Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur në takim me presidentin Nishani: “Dua nënshtetësi shqiptare!”

Këngëtarja e njohur në takim me presidentin Nishani: “Dua nënshtetësi shqiptare!”
November 12
09:32 2016

Janë të shumtë artistët shqiptarë të Kosovës që duan të marrin nënshtetësinë shqiptare, duke qenë se me pasaportën shqiptare lëvizja në vende të tjera është shumë më e lehtë, ç’ka i ndihmon në karrierën e tyre.

Së fundi, siç raporton “Bluetooth”, Era Istrefi është këngëtarja e cila i është drejtuar zyrës së presidentit Nishani për të kërkuar nënshtetësinë shqiptare. Ajo i ka dorëzuar tanimë dosjen me kërkesën dhe ajo është marrë në shqyrtim nga presidenti.

Menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi, ka treguar për “Bluetooth” se në fakt kërkesa është miratuar dhe javën që vjen Era do të ketë nënshtetësinë shqiptare.

“Janë të shumta eventet ku ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë. Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj, Kosovën”, – është shprehur Shoshi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje