Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur nderohet me çmimin prestigjioz nga MTV

Këngëtarja e njohur nderohet me çmimin prestigjioz nga MTV
August 15
18:31 2017

Jemi zyrtarisht në periudhën e MTV Video Music Awards dhe tani e tutje (deri më 27 gusht) do të na duhet të flasim për nominimet, të ftuarit, përgatitjet, performancat dhe sigurisht çmimet “jo të zakonshme” që pritet të jepen në teatrin “Forum” në Inglewood.

Michael Jackson Vanguard Awards është çmimi më i madh që MTV mund të japë dhe i jepet atij artisti që ka bërë diferencën me videoklipet e tij. Përveç Michael Jackson, prej të cilit ka marrë edhe emrin, trofeu ka shkuar vetëm për një numër të vogël artistësh. Përmendim këtu: Beyonce, Madonna, Peter Gabriel, Gun N’ Roses, Beastie Boys, Britney Spears, Justin Timberlake, Kanye West dhe Rihanna.

Dhe gjejeni kush do ta marrë këtë vit? As më pak e as më shumë, por Pink.

Këngëtarja sapo ka lançuar këngën e saj më të re, “What About Us?” dhe pritet që në tetor të publikojë albumin e saj.

Trofeu do t’i shkojë këngëtares për videoklipet mbresëlënëse që ka sjellë ndër vite si: “Try”, “Perfect”, “Just Like Fire”, “Raise Your Glass”, “So What”, “Sober”, “Who Knew”, “Please Don’t Leave Me”, “Lady Marmalade”, “Blow Me”, “Run”, “Trouble” e shumë të tjera.

MTV VMAs do të mbahen më 27 gusht të këtij viti dhe deri  tani emra si Kendric Lamar, Katy Perry, Taylor Swift, Shawn Mendes, Miley Cyrus janë konfirmuar për t’u ngjitur në skenë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje