Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur na tregon se “peshkimi” i të dashurit me një postim nuk është i pamundur

Këngëtarja e njohur na tregon se “peshkimi” i të dashurit me një postim nuk është i pamundur
June 19
18:10 2017

I keni parasysh rastet kur sheh dikë në Instagram apo Facebook dhe të bie “në kokë” menjëherë për të? Besojmë se të gjithëve u ka ndodhur diçka e tillë, paçka se kemi përfunduar duke prekur vetëm ekranin e celularit.

Zara Larsson, një nga artistet e reja, por jo pak popullore në Hollivud, sapo na tregoi që me një postim në rrjetet sociale mund të “peshkosh” edhe njeriun e ëndrrave.

Ajo ka postuar në Twitter foton e një modeli, duke shkruar: “Kush je? Ku jeton? Sa vjeç je? Pse je kaq i mirë? Si i do vezët të gatuara në mëngjes?”. Dhe voilaaaa!

Zara postoi pak ditë më vonë një foto përkrah modelit dhe shkruan: “Dashuri e re, B(Brian) & Z(Zara)”. Ndërkohë që në një status shkruan: “Përshëndetje të gjithëve! Doja thjesht t’ju thosha që kam rënë në dashuri dhe albumi i radhës do të jetë me shumë mundësi mjaft i mirë”.

Në këto raste thuhet: Paçi fatin e Zarës! Se nuk na ndodh të gjithëve të lidhemi me ata që shohim (dashurojmë) në Instagram apo në rrjetet sociale. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

Shperndaje