Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur ka gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar se ka votuar

November 03
11:05 2016

alanis1

Këngëtarja e njohur, Alanis Morissette, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar se ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen aktualisht në SHBA.

Ajo është bërë qytetare amerikane në vitin 2005 dhe ditën e djeshme ka postuar një foto në Instagram me vajzën e saj 4 muajshe Onyx teksa po e ushqente me gji.   Këngëtarja e njohur ka votuar përmes postës elektronike duke treguar se nuk e ka lënë pas dore detyrimin e saj si qytetare, edhe pse nuk mund të largohet nga shtëpia. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Mario “Souleye” Treadway , u bënë prindër për herë të dytë në qershor . Çifti u martua në vitin 2010 në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Edhe pse Morissete nuk e ka thënë publikisht se për kë ka votuar,  ajo ka një anëtar të familjes i cili kandidon për postin më të lartë në vend. Thuhet se kandidatja demokrate Hillary Clinton ka lidhje familjare me këngëtaren./Blitz.al/

 

#evenwhenyoucantleavethehouse

A photo posted by Alanis Morissette (@alanis) on

Komento
Shperndaje