Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë!

July 06
15:47 2016

...

Ciara dhe i fejuari i saj, Russell Willson, do të martohen këtë fundjavë në Angli.

Ata kanë shijuar një darkë paramartesore në Liverpool të martën. Revista E! raporton se ata  kanë qenë në “Stanley bar” dhe janë akomoduar në “Titanic hotel”. Tashmë ata ndodhen në Britani bashkë me rreth 100 të ftuar miq të familjes për  të zhvilluar dasmën. Një foto e çiftit tregon tek dalin pas darkës nga hoteli me 4 yje. Ceremonia pritet të zhvillohet në kalanë “Peckforton” në Cheshire, kala e shekullit të 19-të e përdorur shpesh edhe si ambient në të cilin janë xhiruar shumë filma. Revista US shkruan se në dasmë do të ketë shumë personazhe të njohur, si Lala Anthony, Kelly Rowland dhe Serena Williams në rolin e shoqërueseve të nuses. Muajin e kaluar, Ciara festoi natën e saj të beqarisë në Las Vegas në shoqërinë e mikeshave të saj.

Kujtojmë se Ciara dhe Russell filluan të dilnin në prill të vitit 2015 dhe u fejuan në muajin mars.

 

Komento
Shperndaje