Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur fshin çdo foto në rrjetet sociale. Alarmohen fansat: “Çfarë po ndodh?”

Këngëtarja e njohur fshin çdo foto në rrjetet sociale. Alarmohen fansat: “Çfarë po ndodh?”
August 20
14:35 2017

Jemi mësuar që këngëtaret e njohura të kenë miliona ndjekës në Instagram, Facebook apo Twitter dhe bashkë me ndjekësit të kenë pafund postime që në fund të ditës u gjenerojnë para në llogaritë bankare.

Dy ditët e fundit kemi vërejtur një fenomen shumë të çuditshëm në rrjetet sociale të Taylor Swift pas gjyqit për ngacmim seksual. Ajo nuk ndjek më askënd dhe ka fshirë të gjitha fotot, qoftë në Instagram, Twitter apo Facebook.
Çfarë po ndodh? Përfaqësuesit e këngëtares kanë refuzuar të përgjigjen për mediat duke na lënë akoma në dyshim e sipër.

Ndoshta mund të jetë hack-uar ose ndoshta Taylor po përgatit terrenin për albumin e ri. Gjithsesi, këtë do ta mësojmë në ditët në vazhdim. /Blitz.al/

Shperndaje