Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur anulon koncertin dhe si shpërblim u jep fansave… pica!

Këngëtarja e njohur anulon koncertin dhe si shpërblim u jep fansave… pica!
September 05
15:23 2017

 

Imagjinojeni për një çast sikur të shpenzoni qindra dollarë për një koncert dhe më pas ky i fundit të anulohet…

Pikërisht këtë kanë përjetuar fansat e këngëtares së njohur Lady Gaga në Montreal, të cilëve u është anuluar koncerti për shkak se Gaga nuk ishte  në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata jo vetëm që nuk janë zemëruar nga kjo gjë, por kanë shkuar poshtë dhomës së hotelit, ku po qëndronte këngëtarja dhe kanë kënduar këngët e saj me radhë. Madje, në një postim të këngëtares së “Million Reasons”, ajo shkruan: “Nuk mund ta besoj që ata po këndojnë “Grigio Girls”! Do ta bëjmë koncertin shumë shpejt, jua premtoj! Shpresoj t’ju kenë pëlqyer picat dhe autografet”.

Në këtë rast mund të themi se më mirë që u anulua koncerti dhe të gjithë morën pica dhe autografe falas. E shpresojmë që Gaga të shërohet sa më shpejt! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje