Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e grupit Fifth Harmony sulmohet sërish, një fans e tërheq në skenë

Këngëtarja e  grupit Fifth Harmony sulmohet sërish, një fans e tërheq në skenë
September 30
17:42 2016

Fifth Harmony është ndër grupet më të pëlqyer që prej kohës kur ka dalë për herë të parë në skenë në X Factor USA në vitin 2012.

Gjatë një koncerti në Meksikë, Ally Broke, një nga këngëtaret e grupit, është sulmuar nga një fans në skenë. Një fans ka kaluar rojet e sigurisë duke u ngjitur në skenë të përqafojë këngëtaren dhe duke mos dashur të shkëputet prej saj e ka rrëzuar në tokë.

Një tjetër incident ndodhi dy ditë më parë me një fans në aeroportin e Meksikës, i cili u mundua ta rrëmbente, por për fat rojet e sigurisë kanë arritur ta ndalin.

“Jam mirë, pas incidentit që ndodhi në aeroport. Ju lutem jini të kujdesshëm dhe të butë kështu që askush të mos ju lëndojë! Ishte shumë e frikshme”,- ka shkruar Ally në Twitter./Blitz.al/

Shperndaje