Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e famshme publikon fotot e para të shtatzënisë dhe janë gjëja më e bukur që do të shihni sot

March 09
13:03 2017

Ciara ditën e djeshme ka postuar foton e parë gjatë shtatzënisë, e cila është një dashuri e vërtetë. Këngëtarja ka zgjedhur që këtë moment gjatë pritjes së ëmbël ta ndajë edhe me fansat e saj në Instagram. Në fotot e publikuara për revistën “Harper Bazaar” duket qartë se vogëlushi shumë shpejt do të vijë në jetë pasi barku i madh i këngëtares tregon se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë. Në intervistën e dhënë për revistën prestigjioze, këngëtarja ka pohuar se do të bëhet me dy fëmijë: vogëlushi që do të vijë në jetë dhe albumi i saj më i ri, i cili lançohet shumë shpejt.

Ciara nuk ka dashur ta zbulojë datën se kur do të vijë në jetë fëmija i saj dhe i bashkëshortit Russell Wilson, por ka zbuluar se kurioziteti i djalit të saj të madh, tashmë dy vjeç, për të njohur beben është shumë i madh.

“Future Zahir, im bir është shumë kurioz dhe dëshiron shumë të njihet me bebin që do të lindi shumë shpejt. Ai më zbulon barkun dhe përpiqet ti flasë atij, i thotë çkemi, e pyet si është, më puth barkun pastaj sërish e mbulon.”- është shprehur këngëtarja.

Një nga fotot e publikuara këngëtarja shfaqet topless duke mbajtur në  dorë djalin e saj të madhe ndërkohë që bashkëshorti i prek barkun e rrumbullakosur. Harrojeni Beyonce-n, tashmë Ciara i çoji fotot e shtazënisë në një tjetër nivel./Blitz.al/

Komento
Shperndaje