Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e famshme përfundon në gjykatë, shkak bëhet i vëllai!

October 20
14:45 2017

 

Mund të ndodhë që gjatë gjithë jetës tënde të tregohesh e kujdesshme me ligjin, por një veprim i vëllait apo i motrës, ose edhe ndonjë të afërmi tjetër të të çojë në dyert e gjykatës.

Pak muaj më parë, vëllai i reperes së famshme, Nicki Minaj u akuzua për përdhunimin e thjeshtrës së tij për një kohë të gjatë… rreth 4 herë në javë.

Tashmë, Nicki-t do t’i duhet të shfaqet në sallën e gjykatës për të dhënë dëshminë  e saj e për të mbrojtur të vëllanë në një çështje që ka dëmtuar edhe imazhin e saj publik.

Më parë patën përpjekje për të rënë në një ujdi mes palëve por shuma prej 25 milion$ e kërkuar nga akuzuesja nuk është pranuar nga familja e Minaj.

Se si do të shkojë kjo çështje mbetet për t’u parë në seancën e gjyqit. /Blitz.al/

Shperndaje