Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e famshme do t’i bëjë magji Donald Trump-it

February 24
20:02 2017

 

Sonte në mesnatë, këngëtarja e famshme Lana Del Rey do t’i bashkohet grupit të “magjistareve” që kanë planifikuar t’i bëjnë magji presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E gjitha nisi me një postim të autorit të njohur Michael M. Hughes, i cili tregonte se do të mblidhte përbërësit kryesorë të magjisë që do t’i bënte Trump-it për të parandaluar të këqijat që ai mund t’i bëjë vendit.

Në një postim në Twitter,  Del Rey shkruan: “Të gjitha forcat për sonte. Ingredientët mund të gjenden online”. Kjo na bën të kuptojmë se këngëtarja do t’i bëjë magji presidentit dhe ju fton edhe juve të bëni të njëjtën gjë.

Tani po që duhet pasur frikë nga Lana. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje