Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja amerikane tregon vështirësitë pas heqjes së gjinjve

September 05
14:29 2016

 

 

Anastacia ka treguar së fundmi për “Huffington Post” se shpreson që pjesëmarrja në “Strictly Come Dancing” do t’i japë asaj vetbësimin për të larguar përfundimisht shenjat nga heqja e gjoksit.

Këngëtarja 47-vjeçare u prek nga kanceri i gjirit në vitin 2013 dhe u detyrua të hiqte të dy gjokset, për t’i rikonstruktuar më pas me anë të kirurgjisë. Asaj i janë marrë muskuj nga kurrizi për të rindërtuar gjoksin dhe ky proces ka lënë shenja të dallueshme.

“Dua të zbuloj si të përdor pjesën e sipërme të trupit në maksimum pas kirurgjisë radikale, e cila hoqi një pjesë të mirë të muskujve nga kurrizi dhe më la shenja të dukshme. Kostumet e spektaklit janë goxha të hapura e të ekspozuara nga pjesa e kurrizit dhe shenjat do të dallohen. Dua të ndihem rehat, por shenjat më vënë në siklet”, – është shprehur Anastacia për “Huffington Post”.

Ajo ka treguar edhe se stafi i spektaklit po përpiqet t’i bëjë sa më pak të dukshme shenjat në mënyrë që këngëtarja të mos ketë probleme gjatë kohës kur është në skenë.

“Të gjitha përfitimet nga imazhi im dhe nga look-u do të shkojnë për të gjitha gratë dhe femrat që kanë kaluar e po kalojnë të njëjtën situatë si unë. Dua thjesht të jem afër tyre, sepse ua kuptoj të gjithë dhimbjen”, – e ka mbyllur intervistën e saj artistja amerikane. /Blitz.al/

 

Shperndaje