Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja amerikane sulmon Beyonce-n: “Ajo është ‘hajdute’!”

April 27
18:48 2016

Këngëtarja dhe reperja amerikane Azealia Banks ka përdorur llogarinë e saj në Twitter për të “sulmuar” artisten Beyonce lidhur me mesazhet që jep me anë të “Lemonade”.

Sipas saj, Bey ka përdorur rituale fetare dhe rite shtrigash në disa prej video-ve teksa nga ana tjetër këndon “Kur Jezusi thotë ‘Po’..”. Reperja nuk ka lënë pa permendur edhe cmimin e lartë të biletave të “Formation World Tour” sipas së cilës, Knowles po përdor ‘vajzat me ngjyrë’ për të fituar para dhe gjithashtu e ka akuzuar këngëtaren e “Halo” për vjedhje të materialeve të artistëve te tjerë.

Pak i çuditshëm reagimi i Banks, pasi pak ditë më parë ajo shprehu hapur pëlqimin ndaj projektit “Lemonade” dhe lavdëroi me tone të larta Beyonce-n.

Aktualisht, “Lemonde” është në krye të top listave të ITunes në rang botëror dhe është një nga pretendentët kryesorë për “Emmy Awards”

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje