Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja amerikane “kokë më kokë” me Beyonce”: Gati të thyejë rekordin!

January 12
21:27 2018

Që viti 2017 ishte një vit i suksesshëm për reperen e re amerikane, Cardi B, kjo nuk ka nevojë aspak për diskutim. Por duket se edhe 2018-a ka nisur po aq mbarë sa 12 mujori i kaluar për reperen.

Me këngën e saj të re, “Bartier Cardi”, Cardi ka gjithësej 4 këngë në klasifikimin e Billboard, “Hot 100: RnB/Hip Hop”.

Hiti që i dha asaj famë, “Bodak Yellow” është në vend të 5-të, “No Limit” në bashkëpunim me G-Eazy në vend të 2-të, “Motorsport” me Migos dhe Nicki Minaj në vend të 3-të e “Bartier Cardi” me reperin 21 Savage në vend të 9-të.

Një gjë e tillë ndodh shumë rrallë dhe hera e fundit ishte Beyonce me “Formation”, “Sorry”, “Hold Up” dhe “6 Inch” nga albumi “Lemonade”.

Epo, mjafton një këngë tjetër këto javë dhe Cardi është gati të thyejë rekorde. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje