Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja amerikane akuzohet për abuzim me fëmijën… i dha “Nutella”!

April 15
09:51 2017

 

Problemet nuk paskan të sosur për Kelly Clarkson…

Së fundmi, këngëtarja është akuzuar nga komentuesit në rrjetet sociale për abuzim me vajzën e saj, River, pasi publikoi një video ku provonte t’i jepte “Nutella” për herë të parë.

Në këtë video, vajza e yllit të “American Idol” shihet të kafshojë një fetë bukë të lyer me “Nutella” dhe qesh nga gëzimi.

“River, të pëlqen?” – thotë 34-vjeçarja. Ndërkohë që vogëlushja 2- vjeçare i përgjigjet duke thënë: “Yeah”.

Videoja është parë nga 3.6 milionë ndjekës, nga të cilët shumica janë shprehur kundër një veprimi të tillë nga ana këngëtares. “Kjo është shumë e dëmshme për ty”, – shkruan një prej komentuesve. /Blitz.al/

 

Shperndaje