Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarit të njohur i heqin lejen e drejtimit për 6 muaj

January 11
16:55 2017

James Arthur photographed in London on 30 April 2015. Photo by: Carsten Windhorst / FRPAP.com

Shumë prej personazheve të njohur udhëtojnë me shpejtësi maksimale pa marrë parasysh rreziqet e pasojat.

Një ndër këto personazhe është edhe këngëtari i njohur James Arthur. Gjatë verës, James Arthur ka marrë një gjobë prej 2000 £ teksa udhëtonte me shpejtësi në Londrën Perëndimore.

Ai e ka anashkaluar këtë gjobë duke mos e paguar dhe tani duhet të paguajë edhe 255 £ të tjerë. Kjo nuk është hera e parë brenda dy viteve këngëtari është gjobitur për shpejtësi.

Në vitin 2015 atij i janë hequr 15 pikë nga patenta dhe pasi nuk pagoi gjobën që kishte marrë në verë James i hiqet e drejta e lejes së drejtimit për 6 muaj pasi ka humbur të tjera pikë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje