Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarit të famshëm i vjedhin të gjitha aksesorët dhe 300 mijë dollarë

Këngëtarit të famshëm i vjedhin të gjitha aksesorët dhe 300 mijë dollarë
September 25
18:51 2017

Jason Derulo arriti majat e suksesit me këngët “Wiggle” dhe “Swalla”, duke qënë në krye të renditjeve të ndryshme botërore për një periudhë të gjatë.

Por fatkeqësisht këngëtari i famshëm ka rënë pre e një vjedhjeje masive në shtëpinë e tij.

Disa njerëz ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën tij në Los Angeles, ku kanë rrëmbyer të gjitha aksesorët e këngëtarit plus 300 mijë dollarë.

Mësohet që hajdutët fillimisht kanë thyer një dritare më pas kanë shkelmuar derën kryesore për të hyrë në shtëpinë e tij. Atentati është kryer me shumë lehtësi dhe autoritetet përkatëse dyshojnë se një ndër autorët e krimit është njeri i brendshëm i cili e njeh mirë shtëpinë.

Derulo gjatë kohës së vjedhjes ndodhej në New York ku po merrej me disa takime pune.

/Blitz.al/

 

Shperndaje