Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar tregon vështirësitë e hasura gjatë pelegrinazhit në Mekë

Këngëtari shqiptar tregon vështirësitë e hasura gjatë pelegrinazhit në Mekë
September 13
15:15 2016

Sidrit Bejleri ka treguar se është një besimtar i devotshëm i fesë islame dhe nuk ngurron të kryejë të gjitha ritualet që ky besim i kërkon.

Një nga 5 shtyllat kryesore të fesë islame është edhe vizita në Qabe, Mekë, gjë që artisti shkodran e ka realizuar gjatë festës së Kurban Bajramit këtë vit.

Ai ka postuar disa foto gjatë pelegrinazhit në qytetin e shenjtë, ku në një nga postimet tregon vështirësitë që ka hasur gjatë marshimit në Qabe dhe falënderon Ilir Hoxhollin, themeluesin e lëvizjes “Fundjavë ndryshe”.

Bejleri shkruan: “Ndoshta duket paksa e çuditshme, por po të mos kishte qenë ky miku, gjërat do ishin më të vështira në udhëtimin e Haxhit që këtë vit e kishin ndërmarrë rreth 2-3 milionë myslimanë. E shoqëroi me urtësi dhe vëllazëri grupin tonë!”

“Zoti ta shpërbleftë, Ilir Hoxholli!” – e mbyll postimin e tij Sidrit Bejleri. /Blitz.al/

 

...

Komento
Shperndaje