Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar së shpejti baba për herë të parë!

Këngëtari shqiptar së shpejti baba për herë të parë!
August 20
00:35 2019

Pak muaj më parë këngëtari Skerdi Ago është fejuar me gazetaren nga Kosova Vesa Rama. Por tashmë ka ardhur koha që Skerdi të jap një lajm mjaft të bukur. Ata do të bëhen prindër për herë të parë!

Skerdi fillimisht ka fshirë të gjitha postimet dhe ka publikuar një foto të Vesës me barkun e rrumbullakosur duke treguar se po pret ëngjëllin që do ti ndryshojë jetën dhe duket sikur dëshiron të fillojë një kapitull të ri.

Më pas ai ka publikuar një foto nga pushimet teksa është duke shijuar perëndimin e diellit me të fejuarën e tij dhe përbri shkruan: “Mami dhe Babi”. Gjithashtu një postim të ngjashëm ka bërë edhe Vesa e cila shkruan: “ Gëzimi është rrugës! Shtatzënë”

Kaq ka mjaftuar që miqtë dhe ndjekësit të urojnë çiftin dhe ne të bashkohemi me urimet e tyre./blitz.al

Komento
Shperndaje