Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar ofron 1 milion lekë për të gjetur nuse

Këngëtari shqiptar ofron 1 milion lekë për të gjetur nuse
September 01
13:57 2016

Klajdi Musabelliu la mënjanë skenën shqiptare për një kohë të gjatë, por tashmë është rikthyer dhe është pjesë e Maratonës së Këngës në TV Klan.

Këtë herë, ai ka ardhur edhe me një kërkesë paksa të çuditshme. Musabelliu ka postuar në Facebook para pak minutash një status ku kërkonte “nuse” në këmbim të një shume parash, por për më tepër këngëtari na sqaron në status:

“Erdhi xhaja (Besniku) më takoi pak më parë dhe më tha: “Do të të jap në dorë 1 000 000 lekë (të vjetra) po u martove, por me letra”.

Kush nga gocat është e disponueshme dhe ka kohë që të shkojmë sot një vrap deri te bashkia, të më njoftojë”.

Klajdi, gjithashtu, ka dhënë edhe një shifër për personin që do të pranojë kërkesën.

“Pagesa e arsyeshme, 35% e shumës”, – e mbyll postimin e tij këngëtari. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje