Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar këndon coverin e Ariana Grande-s, dhe merr mbështetjen e saj

Këngëtari shqiptar këndon coverin e Ariana Grande-s, dhe merr mbështetjen e saj
April 25
10:58 2018

Ai është një ndër talentet i cili po rritet ditë pas dite dhe duket se do të ketë një sukses të madh në botë. Po flasim për këngëtarin e ri dhe të talentuar me origjinë shqiptare Albert Stanaj.

Ai po arrin te korr një sukses të madh dhe  ka mbështetje të madhe edhe nga këngëtarët  me famë botërore të cilët janë të suksesshëm tashmë.

Albert Stanaj ka shpërndarë në Instagramin e tij një video ku po këndon një cover të këngës së Ariana Grande-s “No tears left to cry”.  Duket se këngëtarja ka një mardhënie shumë  të mirë me Stanaj sepse ajo e ka pëlqyer videon e tij dhe gjithashu e ndjek atë në Instagram.

You killed them with this one @arianagrande !!! This ish is craaaaazy!!

A post shared by Stanaj (@stanaj) on

Ai njihet si një talent i cili ka një zë karakteristik dhe të veçantë dhe vlerësohet për përformancat e tij Live. Kënga  “Romantic” pati një sukses të madh  në SHBA  por edhe në të gjithë botën.

Stanaj ka mardhënie  shumë të mira shoqërore edhe me disa prej vipave më të njohur në botë siç janë , Drake, Jessie J, Selena Gomez, Justin Bieber, Justin Timberlake etj.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje