Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar u bën “diss” kolegëve: “Nuk i dëgjoj ata që nuk bëjnë muzikë të mirëfilltë”

May 20
18:01 2017

Image result for ylli baka

Këtë të shtunë, në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Ylli Baka.

Gjatë intervistës, ai është pyetur për këngëtarin/en që i pëlqen dhe ka thënë se Aurela Gaçe është e preferuara e tij. Më pas është pyetur për atë që nuk i pëlqen dhe Ylli nuk ka ngurruar të thotë:

“Të gjithë ata që nuk bëjnë muzikë të mirëfilltë unë nuk i dëgjoj fare”.

Veç kësaj, këngëtari ka theksuar se që pas publikimit të këngës “Gëzuar Baftjar” me Bes Kallakun tashmë askush nuk i thotë më Ylli, por të gjithë i thonë Baftjar. Pra, veç suksesit të këngës, ai mori edhe një pseudonim./Blitz.al/

Shperndaje