Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar fiton çmimin e parë në Ballkan

Këngëtari shqiptar fiton çmimin e parë në Ballkan
April 25
19:22 2016

Këngëtari i muzikës rrok, Renis Gjoka, kthehet si fitues nga Festivali Ndërkombëtar i muzikës “New Music”, që u zhvillua në Bullgari.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Renisi njofton të gjithë ndjekësit se ndihet i lumtur për vlerësimin e jurisë!

Renisi Face

I kontaktuar nga Blitz.al, këngëtari ka dashur të rrëfejë emocionet për këtë çmim dhe të na tregojë më shumë detaje rreth konkursit:

“Mora një ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë festival ndërkombëtar të përvitshëm, në të cilin konkurrojnë vendet e Ballkanit.
Në kategorinë në të cilën konkurrova unë ishin gjithsej 16 pjesëmarrës. Natën e parë interpretova “live” këngën “Fati ynë, shpresë dhe marrëzi” të Aurela Gaçes; mbrëmjen e dytë “Wicked game” sipas versionit të grupit HIM dhe natën e tretë po të njëjtën këngë. Nga mbledhja e pikëve të jurisë arrita të dilja fitues”, – shprehet Renisi.

Më tej, ai na rrëfen edhe një tjetër detaj interesant, të cilin e ndan i lumtur me ne:

“Krahas çmimit mora edhe një ftesë nga drejtoresha e RTV-së bullgar për të marrë pjesë në një koncert shumë të rëndësishëm që zhvillohet çdo vit atje, në bregdet, ku do të marr me vete edhe bandën time. Kjo eksperiencë rezultoi më e bukur seç e prisja”.

Mesa duket, zëri i veçantë i Renis Gjokës ka marrë vlerësimin e merituar edhe jashtë kufijve shqiptarë, përveç arritjeve në festivalet në vend. Duke e përgëzuar për këtë çmim, Blitz.al i uron atij shumë suksese të tjera në karrierë në të ardhmen!

Komento
Shperndaje