Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar feston ditëlindjen duke pritur djalin e tij të dytë

Këngëtari shqiptar feston ditëlindjen duke pritur djalin e tij të dytë
August 22
16:35 2017

Siç mund ta keni vënë re të gjithë, ky sezon veror nuk ka qenë vetëm i mbushur me këngë të reja, por personazhet e njohura shqiptare na kanë treguar shumë edhe për jetën e tyre personale.

Disa prej tyre janë martuar, ndërkohë që të tjerë janë në pritje të ëmbël.

Prej pak kohësh këngëtari i njohur Vedat Ademi është shpërngulur në Amerikë me familjen e tij, ndaj dhe e vetmja mënyrë për të njohur më shumë rreth jetës së tij tani është Instagrami. Pikërisht aty, këngëtari ka vendosur të ndajë me të gjithë dy lajme të gëzueshme brenda një postimi.

Në foton përkrah bashkëshortes, Vedati ka treguar se kjo është ditëlindja e tij më e bukur pasi ka marrë një surprizë mjaft të bukur. Ai do të bëhet baba i një djali për herë të dytë.
“Faleminderit për urimet! Jam falënderues që e festoj ditëlindjen në pritjen e djalit të dytë.
Faleminderit familjes time, në veçanti prindërve të mi që më rritën me shumë dashuri!
Faleminderit shumë Dorelës për surprizën shumë të veçantë!
Mbi të gjitha faleminderit Zotit që na jep jetë që të gëzojmë dhe festojmë!
Përqafime pafund për të gjithë”.

 

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi se kjo është një ditëlindje surprizuese. Urime babi Vedati!/blitz.al/

Shperndaje