Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar del kundër paradës së LGBT në Prishtinë: Mos dilni në parade, investoni në ekonomi

October 12
13:29 2017

Data 10 tetor është përshëndetur nga shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë pasi për herë të parë është zhvilluar parada e komunitetit LGBT. Edhe Dua Lipa, Era Istrefi dhe të tjerë personazhe të njohur me origjinë shqiptare e kanë velrësuar këtë akt lirie që ka ndodhur në zemër të Kosovës.

Por duket se jo çdo artist mund të kapërcejë lehtë këtë kazus që ende mbetet delikate dhe është duke thyer tabu në mentalitetin e Kosovës, sepse në Shqipëri ka disa vite që realizohet.

Këngëtari i njohur, Xuxi, i cili për ne u bë edhemë i njohur me pjesëmarrjen si trajner në ‘The Voice’ ka shkruar një status ku dukshëm ka dalë kundër kësaj parade. Ai ngre gishtin mbi politikanët të cilët i janë bashkuar këtij eventi duke i thënë se në vend të bëjnë këto shfaqje, mirë është të punojnë për investimet në ekonomi ashtu siç po bën shteti fqinj, Serbia.

Theksojmë se Xuxi është një besimtar mysliman dhe prej kohësh i ka shprehur mendimet e tij konservatore lidhur me tema të tilla. /Blitz.al/

Shperndaje