Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari shqiptar akuzon Bebe Rexhën: “Më ke vjedhur këngën!”

Këngëtari shqiptar akuzon Bebe Rexhën: “Më ke vjedhur këngën!”
February 14
19:00 2017

Nuk janë të rralla herët që artistët e huaj janë akuzuar për vjedhje të këngëve apo të produkteve muzikore shqiptare.

Këtë herë është këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ajo që është vënë në qendër të akuzave për vjedhje nga këngëtari Valton Krasniqi.

I ftuar në emisionin “Express Rozë”, Valtoni tregon se kënga “Hey Mama” është marrë nga repertori i këngëve të regjistruara nga ai dhe i është shitur DJ të njohur David Guetta.

“Pamë që kënga ishte shumë e ngjashme dhe bashkë me avokaten time bëmë gati procedurat gjyqësore. Por pamë që ajo kompani ishte mjaft e fuqishme, kompania që mbron këngëtarët dhe e pamë të arsyeshme mos të hapnim të tilla probleme”, – ka thënë Valtoni.

Ndërkohë, kënga për të cilën flet Krasniqi mban vulën e David Guetta-s dhe është e publikuar në Youtube nën emrin e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje