Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari Prince ndahet nga jeta!

Këngëtari Prince ndahet nga jeta!
April 21
19:33 2016

Kanë nisur investigimet e policisë së Minnesota-s në “Paisley Park”, në studion regjistruese nën pronësinë e këngëtarit Prince.

Sipas raportimeve të TMZ-së, policia ka konfirmuar përgjigjen e një telefonate emergjence në mëngjesin e ditës së sotme.
Ekspertë të laboratorit të krimit dhe mjekët ekzaminues janë mbledhur në skenën e ngjarjes, por në fillim identiteti i të vdekurit ishte ende i paqartë.

Shumë shpejt, Departamenti i Policisë së Chanhassen-it, aty ku ishte vendndodhja e “Paisley Park”, rrëfeu se kishte ndodhur një fatkeqësi dhe se do të njoftoheshin të afërmit e personit të humbur.

Bëjmë me dije se Prince ka kaluar një periudhë të shkurtër në spitalin e Illinois para pak ditësh.

Përfaqësuesit e ikonës së muzikës deklaruan për TMZ se 57-vjeçari prej kohësh vuante nga një formë e rëndë e gripit.

Etiketimet
Shperndaje