Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur shqiptar në stadium për Xherdan Shaqirin: “Erdha për vëllain tim!”

September 25
10:55 2016

Capital T - Instagram

Futbollisti me origjinë shqiptare që jemi mësuar të ndjekim  në Kombëtaren Zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri, aktualisht luan si mesfushor në skuadrën angleze “Stoke City”.  Kjo skuadër ka luajtur mbrëmjen e djeshme kundër “West Bromeich Albion” në Stafforshire të Anglisë.

Mirëpo kjo ka qenë një ndeshje e rëndësishme për futbollistin shqiptar, pasi ai ka qenë i lënduar nga ndeshjet e mëparshme. Këngëtari Capital T ka postuar në Instagram një fotografi duke parë nga afër pikërisht këtë ndeshje. Ai u është rrëfyer ndjekësve se ka shkuar aty për të mbështetur vëllain e tij, duke iu referuar kështu Xherdan Shaqirit.

Duket se Capital T ka qenë një ogur i mirë pasi skuadra ku luan Shaqiri ka fituar ndeshjen me rezultatin 1 me 0. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje