Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë: “Faleminderit Zot!”

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë: “Faleminderit Zot!”
November 12
12:58 2016

Këngëtari i njohur shqiptar Nesti Duka apo, siç njihet me emrin e tij të artit, Stine, sapo ka postuar një fotografi në Instagram, ku tregon se vajza e tij ka lindur e shëndetshme.

15060372_10210796214212022_1088306365_o

Stine madje ka zbuluar edhe emrin e vajzës, që është Estia. “Datën 12.11.2016 do ta mbaj mend gjatë. Mirë se erdhe në jetë, Estia! Të rritesh mirë, e bukur dhe me nënë e babë! Faleminderit që na dhe mundësinë dhe kënaqësinë të bëhemi prindër! Faleminderit Zot!” – kanë qenë fjalët e Stines bashkangjitur fotos, ku duket dora e vogël e vogëlushes.

Me siguri këngëtari ka kaluar një nga momentet më emocionuese dhe gjejmë rastin edhe ne të urojmë bukuroshen e vogël dhe babi Nestin, urime! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje