Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur përjashtohet nga Grammy Awards

October 18
14:53 2016

Frank

Më 14 tetor është zhvilluar faza e parë e Grammy Awards 2016, ajo e marrjes së  email-eve nga artistë të ndryshëm, të cilët do të përfundojnë në tavolinën e anëtarëve të Akademisë Muzikore për të vendosur nominimet për çdo kategori.

Pavarësisht se Frank Ocean këtë vit publikoi 2 albume dhe “Blonde” u pozicionua në vend të parë të Billboard 200 me 276,000 shitje në javën e parë, asnjë nga të dy nuk do të nominohet për Grammy Awards.

Kjo është bërë e ditur nga Billboard, që shkruan se megjithëse Frank i publikoi më 25 gusht të dy albumet dhe afati i fundit për të dërguar email-et e famshme ishte 30 shtatori, të dy albumet qëndruan për një kohë të gjatë ekskluzive për Apple Music dhe të qenit album vizual i vështirësoi mjaft gjërat për Ocean. Pra, “Blonde” dhe “Endless” qëndruan për një kohë të gjatë albume dixhitale dhe dolën me vonesë në kopje fizike, gjë që nuk pranohet nga akademia.

Grammy-t do të mbahen më 12 shkurt 2017  dhe të themi të drejtën mezi po presim të mësojmë nominimet e plota. /Blitz.al/

 

ju8zqrq blonde_-_frank_ocean

Shperndaje