Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur paska qenë miku i ngushtë i Dafina Zeqirit për 13 vite dhe ne as nuk e dinim!

Këngëtari i njohur paska qenë miku i ngushtë i Dafina Zeqirit për 13 vite dhe ne as nuk e dinim!
February 14
08:20 2017

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka disa muaj që thuajse është shkëputur tërësisht nga realiteti shqiptar duke jetuar krah të dashurit të saj, Jose, në SHBA. Dafina duket se po e shijon shumë mirë kohën larg vëmendjes që kishte këtej dhe po merr disa ditë relaksi, ndërkohë që me siguri po punon për ndonjë projekt të radhës.

Mirëpo siç duket Duffy ka ndierë mall për njerëzit që ka lënë pas dhe ka takuar këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahun, me të cilin ajo ndan një shoqëri vërtet të mirë. Teksa ka shkrepur një foto me të për ta hedhur në Instastory, Duffy shkruan: “Me mikun tim të shumë kohëve, me më të preferuarin artist/mik për më shumë se 12 vite tashmë”, – ka përfunduar ajo.

Nëse bëjmë një kujtesë të vogël, Ermali është shumë mik edhe me Ledrin, ish-të dashurin e Dafinës dhe tashmë mund ta marrim me mend se çfarë kanë folur ata… Bëjmë shaka, ndoshta është një bashkëpunim, ndoshta thjesht një darkë e zakonshme mes miqsh! /Blitz.al/

Shperndaje