Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur merr tashmë vendimin: “Në fund të 2018-ës nuk do të këndoj më”

Këngëtari i njohur merr tashmë vendimin: “Në fund të 2018-ës nuk do të këndoj më”
November 16
11:46 2017

Këngëtari i famshëm italian Al Bano Carrisi do të mbyllë karrierën e tij muzikore në fund të 2018. Njoftimin e ka bërë vetë ai nga Pugla në emisionin ‘Porta a Porta’.

“S’do të këndoj më që nga 31 dhjetori i 2018, shpresoj të bëj një koncert të madh dhe pastaj do të merrem me verën”, ka thënë artisti, që në 2018 do të mbushë 75 vjeç.

Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me ‘trëndafila dhe gjemba’, si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos.

Si shkon biznesi juaj i verës, është pyetur ai pas zhgënjimit në Sanremo dhe me ironi është përgjigjur,”Shes më shumë shishe vere se sa disqe, një milion e 400 mijë shishe në vit”.

Por në fund të marsit këngëtari pati probleme të rënda me shëndetin, pasi u godit nga një ishemi, ku u detyrua të shtrohet në spital në Lece, pas një infarkti që kishte kaluar në dhjetor.

Por fatmirësisht e kaloi shpejt,dhe  tani shëndeti i tij është shumë  mirë, njësoj si humori. Ai vazhdoi me koncerte dhe në verë u ngjit në skenë me ish bashkëshorten Romina Power, me të cilën ishte ritakuar dy vite më parë, në një koncert të madh në Verona, pas 21 vitesh marrëdhënie të ngrirë.

Në 13 tetor ai u shfaq në super formë në Ravello në dasmën e blinduar të motrës së Francesca Pascale.

Ai këndoi Ave Maria në tarracën panoramike në nder të të sapomartuarve dhe të Berluskonit, që ishte dëshmitari i nuses. Një nga verërat e Carrisit në Puglia quhet ‘Felicita’, njësoj si emri i këngës që i dha artistit një sukses global. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje