Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur kërkon të ndërtojë qytetin e ëndrrave dhe të shpëtojë Afrikën nga varfëria!

June 22
19:23 2018

Nëse qyteti i Wakandas në filmin “Black Panther” iu është dukur një shaka e bukur, gaboheni.

Këngëtari i njohur, Akon ka treguar në intervistën e tij gjatë ceremonisë së “Lion Festival” në Kanë se po planifikon ndërtimin e Wakandas dhe një monedhe onlinë që do të “ringjallë” Afrikën.

Wakanda e Re do të jetë në Senegal ku do të fillojë themelimi i monedhës së re të ngjashme me Bitcoin-in, por do të emërtohet pas emrit të Akon.

“Kërrkoj që aplikacioni për monedhën të jetë në çdo telefon celular që tani e deri në dhjetor. President ii Senegalit na ka dhuruar 2 mijë hektarë tokë për të ndërtuar qytetin,  i cili edhe ky do të emërtohet pas emrit të këngëtarit” , – është shprehur Akon.

“Akon Crypto City” do të jetë një qytet mjaft futurist dhe të gjitha pajisjet e ndërtesat që do të bëhen në qytet do të jenë 100% ambjentaliste.

Epo, Afrika që kemi njohur deri më tani duket se do të ndryshojë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje