Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur ka një shpjegim për situatën e sikletshme që krijoi në “The Voice”: “Nuk m’u duk vetja i denjë!”

Këngëtari i njohur ka një shpjegim për situatën e sikletshme që krijoi në “The Voice”: “Nuk m’u duk vetja i denjë!”
May 20
08:59 2017

Një nga surprizat e mbrëmjes finale të “The Voice” ishte edhe debutimi i premtuar ekskluziv i këngës më të re të Besa Kokëdhimës në bashkëpunim me Elinel, me titull “Mos m’le me ra”.

Në një moment të shfaqjes, Ledion Liço prezantoi Besën dhe Elinel, por në skenë u shfaq duke kënduar vetëm këngëtarja. Ajo arriti ta këndojë këngën siç duhet “live”, mirëpo në momentin që duhej të futej në këngë Elinel, ai nuk e bëri, duke e lënë Besën disi në panik se çfarë po ndodhte dhe tha thjesht: “I just fucked up” (e prisha komplet). Ndonëse këngëtarja e priti pak çaste duke i thënë “come back, come back” (hajde sërish, hajde sërish) ai nuk u kthye, ajo vazhdoi e vetme këngën dhe si një divë arriti ta mbarojë me sukses performancën e saj.

Një shenjë paniku u vu re edhe te Ledioni, i cili as nuk e përmendi fare faktin që Elinel nuk u fut në këngë. Megjithatë, mbrëmja vazhdoi normalisht, por Elinel ka vendosur të shpjegohet përpara fansave të tij në rrjete sociale.

“Të gjithë juve që ju zhgënjeva, ju kërkoj ndjesën më të sinqertë, më së shumti Besës të cilën e braktisa në skenë në atë mënyrë. Për një moment nuk m’u duk vetja aq i denjë të ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron emocione, mirëpo në këtë rast ndodhi e kundërta, ishin ato që më pushtuan mua…” – ka shkruar ai, ndërkohë që fansat e kanë mbështetur  duke i thënë të mos e çajë kokën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje