Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtari i njohur do të prezantojë eventin “BRIT Awards”, edhe pse nuk është britanik…

Këngëtari i njohur do të prezantojë eventin “BRIT Awards”, edhe pse nuk është britanik…
October 07
12:43 2016

gettyimages-486363101

Më në fund stafi i “Brit Awards” ka gjetur emrin e moderatorit që do të mbajë një natë të tërë publikun pas ekranit të televizorit.

Është bërë me dije se kjo detyrë i është ngarkuar këngëtarit kanadez Michael Buble. “Është një privilegj shumë i madh për mua të prezantoj një natë të madhe të muzikës. Edhe pse vetë nuk jam  britanik gjithnjë kam menduar se “Brit Awards” kanë impakt kudo në botë dhe si një fans i madh i muzikës me zor pres muajin shkurt për të parë se çfarë do të rezervojë spektakli”, – ka thënë vetë Buble në një intervistë.

Ne do të mundemi ta ndjekim këtë event më 22 shkurt, ku priten surpriza dhe muzikë shumë e mirë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje